Mbrëmjen e djeshme u zhvillua sfilata e stilistit Valdrin Sahiti i cili prezantoi koleksionin e tij më të fundit.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje Valdrini ftoi personazhe dhe artistë të ndryshëm të showbizit shqiptar të cilët kanë ndaluar në tapetin e kuq për të pozuar teksa janë shfaqur plot stil dhe të kuruar deri në detaj për këtë eveniment.
Në këtë shfaqje ka qenë prezente dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila dukej plot klas dhe elegancë me paraqitjen e saj.
Ajo kishte veshur me një këmishë të bardhë dhe një fund të zi të ngushtë, me një make up të theksuar dhe flokët e stiluar me onde.
Presidentja ishte ulur në rrjeshtin e parë. Afër saj ndodhej edhe bashkëshortja e stilistit, Edita dhe vogëlushja e çiftit, Bella. Gjithashtu, afër Vjosës ishte e ulur edhe nëna e Valdrinit.
Kujtojmë se pjesë e këtij eventi ishin emrat e njohur si Bora Zemani, Donald Veshaj, Era dhe Nora Istrefi, Ylli Limani, Elvana Gjata e shumë të tjerë.