Të shohësh Kukësin në vendin e 7-të duket e pabesueshme, një situatë më të cilin Safet Gjici nuk është mësuar por fatmirësisht diferenca me kreun është vetëm 2 pikë. Pikërisht kjo ngjeshje e ekipeve ka bërë që Gjici të ruaj qetësinë dhe ti jap besim stafit drejtues. Sigurisht që situata duhet të ndryshojë shpejt pasi në këtë pikë të sezonit nuk lejohen më hapa fals.

Safet Gjici
Safet Gjici

Presidenti i Kukësit kërkon reagim të menjëhershëm duke nisur nga kjo e shtunë teksa udhëtojnë në transfertën korçare. Skënderbeu nuk është më ai i dikurshmi, të paktën jo në letër, por ekipi i Ilir Dajës pavarësisht problemeve të shumta mbetet sërish mbi Kukësin në tabelën e klasifikimit, plus 2.

Duro
Duro

Shpëtim Duro ka pasur kohën e mjaftueshme për ti dhënë lojtarëve ngarkesën e duhur fizike ndërsa ka rikuperuar dhe disa titullarë si Ethemi dhe Obanor. Gjici kërkon fitoren me çdo kusht ndaj Skënderbeut, për të motivuar edhe më shumë ekipit, ka vendosur në dispozicion një premio të majme, 20 milion lek. Jo vetëm fitore ndaj Skënderbeu, numri 1 i verilindorëve kërkon nga ekipi 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës për tu rikthyer në krye të klasifikimit, edhe në këtë rast parashikohet një shpërblim i majm, në të kundërt Gjici pritet të shfaq anën tjetër të medaljes, gjoba dhe penalizime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb