Titulli kampion, zona euro dhe mbijetesa, janë tre objektiv krejtësisht të ndryshëm, ku çdo ekip nis menjëherë të bëjë llogaritë. 2 javë janë jashtëzakonisht shumë pak për të krijuar një ide të qartë por mjaftojnë për të krijuar një perceptim të përgjithshëm. Pas një merkato të bujshme dhe një fillimi shpërthyes, Tirana u ndal në provën e parë të vërtetë, në përballjen kundër Teutës nuk shkuan me shumë se një barazim pa gola.

Tirana
Tirana

Presioni titull, një objektiv i kërkuar me ngulm nga tifozët, është i dukshëm në shtëpinë e bardhebluve. 2 pikët e lënë nuk janë pritur mirë nga stafi drejtues, ndaj Teutës ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kushtet. Sigurisht ende herët për të dalë në një përfundim por e sigurt është se kthesa kërkohet menjëherë që në sfidën e radhës, atë kundër Vllaznisë për të mos krijuar një shkëputje të madhe në raport me ekipet e kreut.

Arapi
Arapi

Si gjithnjë të qetë dhe pa shumë zhurmë, Teuta pozicionohet menjëherë në tabelën e klasifikimit, pika e marrë në kryeqytet ishte e çmuar. Çuditërisht në mesin e klasifikimit nuk gjejmë Laçin, zero pikë në 2 javë janë një ecuri negative për ekipin kurbinas. Për Starovën koha punon kundër, për më tepër që javën e ardhme përballen me Kukësin. Me zero pikë, por kjo ishte e pritshme ndodhen Flamurtari dhe Luftëtari, dy ekipe me problemeve të mëdha organizative dhe në ndërtim e sipër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb