Analisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News24, tha se presioni që po bën sot politika ndaj SPAK është më i rrezikshëm sa ai i krimit. Sipas Kikisë, pas zgjedhjeve të 11 majit, ky institucion do të duhet të përballet me disa sfida.

Mentor Kikia: Drejtësia nuk i ka mirë me askënd, nuk i shtrojnë tapetin e kuq, prokurorët e gjykatësit janë në luftë dhe janë të ekspozuar ndaj shantazhit. Në vendet ku drejtësia ka qenë agresive ka patur trima e heronj në luftën kundër mafias. Më shumë se notat në diplomë duhet të kenë zemrën e fortë. Prokurorë përballë shantazhit dorëhiqeshin. Duhet të kenë mbrojtjen e shtetit. Përvec kësaj do të duhet të përballen dhe me presionin e politikës.

Mendoj që më i rrezikshëm sa presioni i krimit të vërtetë është presioni i politikës.

Besoj që SPAK pas zgjedhjeve do të përballet me sfidë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb