Nga ELTON DONO*

PRESPE – Vera e prodhuar në zonën e Prespës është një produkt tradicional, tepër i njohur në gjithë rajonin, pasi rrushi që e prodhon atë vilet vetëm në këtë zonë. Si çdo vit, në Goricë të Vogël është organizuar Festa e Verës, e kthyer në një traditë tashmë. Vreshtarët e zones, vitet e fundit e kanë përdorur verën që prodhojnë më tepër për përdorim vetjak, pasi kushtet për ta tregtuar atë janë të pakta. Një prej prodhuesve të saj, tha se vera që prodhohet në këtë zonë kufitare me Maqedoninë mbart vlera të larta, edhe pse tregu për ta shitur është i paktë.

Në këtë festë të kthyer në një lloj panairi, u ekspozuan, veç verës, edhe një sërë produktesh të tjera simbole të zonës, mes të cilave spikaste peshku i thatë. Të pranishëm qenë: Kreu i komunës së Pustecit, Edmond Themelko dhe prefekti i Korçës, Ardit Konomi, të cilët dhanë konsiderata të veçanta për verën e prodhuar në zonën e Prespës.

Festa u shoqërua me ndarje çmimesh për prodhuesit më të mirë si dhe valle tradicionale të zonës nga fëmijët e shkollave.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: