Profesorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga universitetet më prestigjoze të rajonit u mblodhën në Prestige Hotel Tirana, në një nga sallat e saj komode për të diskutuar  platformën digjitale  për kurse profesionale online të quajtur “Web School” të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.


Profesor Petrit Dobi shpjegon se kurset online të ofruara falas ndihmojnë në rritjen e aftësive profesionale të kërkuara në disa në fusha specifike.


Pas marrjes së çertifikatës përkatëse kursantët mund të kërkojnë asistencë nga ekspertët për të zhvilluar me tej idenë e tyre të biznesit e më pas kjo ide mund të mbështetet financiarisht, thotë profesori  Styllos nga Universiteti i Janinës.


“Njerëzit të cilët do të ndjekin me sukses kurset online do t’u ofrohen fonde për të mbështetur biznesin e tyre. Janë katër sektorë ku pjesëmarrësit  mund të kenë interes te caktuar.”

Profesori i Universitetit të Janines Chrysostomos D. Styllos thekson mikpritjen shqiptare në ‘Prestige Hotel Tirana’ ku mbahet takimi dy ditor me kolegët.

“Prestige Hotel Tirana është shumë i bukur, më pëlqen që jam akomoduar këtu, do dëshiroja të falënderoja stafin e menaxherëve të hotelit që na kanë siguruar një akomodim perfekt në këtë vend të shkëlqyer”.

Sallat e konferencave multifunksionale në ‘Prestige Hotel Tirana’ janë  ideale dhe destinacioni perfekt për të mirëpritur takime, kurse trajnimi, mbledhje apo evente të ndryshme. Në sajë të pajisjeve moderne teknike dhe ndërthurjes së arkitekturës klasike me atë moderne të tre sallat janë funksionale për të gjithë klientët duke ofruar internet te shpejtë, video projektorët përkatës, sistem audio dhe gjithë komoditetin e duhur.

Ambientet e brendshme dhe të jashtme të sallave janë tepër komode dhe funksionale për udhëtarët e biznesit dhe atyre që kanë nevojë për  një hotel për takime në Tiranë me hapësira funksionale dhe teknologjitë të avancuar ku përfshihet edhe një salle stil teatri.

Përpos zhvillimit të eventeve sa i përket sallave të konferencave tek Prestige Hotel Tirana ofrohen të gjitha facilitetet e nevojshme nga stafi profesionist i cili është i gatshëm për çdo lloj shërbimi si akomodimi dhe shërbim restoranti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb