“Prestige Hotel” kërkon të punësojë : Menaxher të përgjithshëm hoteli


Detyrat dhe përgjegjësitë e këtij pozicioni:


  • Menaxheri I përgjithshëm i Resortit duhet të ketë eksperiencë në menaxhimin e hoteleve, bareve dhe restoranteve;
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh fusha e hoteleri-turizmit , si dhe të ketë marrë trainime brenda fushës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, njohuri të gjuhëve të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të jetë i komunikueshëm, etik dhe të zhvillojë politikat e tërheqjes së klientëve.

Aftësitë e kërkuara për këtë pozicion:


  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në menaxhim hotelerie;
  • Të ketë arsimin përkatës;
  • Të ketë aftësi kreative dhe lidershipi efektiv;
  • Te jetë i komunikueshëm dhe me aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Te jetë i/e motivuar të ecë me hapat e kompanisë;

 

Prestige Hotel , mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.

Adresa: “Prestige Hotel”, Rruga “Panorama”, Tiranë.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, lutem dërgoni CV-në tuaj në:
hr@ihb-group.com.al, duke specifikuar pozicionin per te cilin ju aplikoni. Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb