Nëse dëshironi që ditëve të nxehta të këtij fundgushti tu falni freski e pushimeve tuaja më tepër kënaqësi zgjedhja është vetëm një: Prestige Resort. Resorti i merkullueshëm buzë Adriatikut në Kavajë edhe këtë fundjavë ishte i mbushur plot me pushues të cilët gjetën gjithçka kërkonin në këtë resort.

Mundësitë e shumta që ofrohen brenda këtij resorti e bëjnë atë të pakonkurueshëm në shërbime dhe cilësi. Arsyet pse pushuesit e kanë zgjedhur këtë resort janë të shumta.

Qetësia dhe relaksi nën hijen e pishave të larta, pishinat për të gjitha grupmoshat, shërbimi cilësor dhe çmimet konkuruese janë vetëm disa prej mundësive që i gjejnë brenda këtij Resorti. Siguria brenda tij është një ndër gjërat që vlerësohet më tepër nga pushuesit për të kaluar pushime të qeta dhe larg stresit të ditës pa harruar dhe parkimin e sigurtë.

‘Prestige Resort’ preferohet shumë edhe nga fëmijët të cilët artgëtohen në pishinën e dedikuar ndaj tyre.
Vetëm gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë ardhur mbi 1 milion turistë të cilët kanë preferuar të kalojnë pushimet në vendin tonë. Rritja e investimeve në turizëm, përmirësimi i kushteve dhe standartizimi shërbimeve në sektorin hotelerik ka nxitur mjaft turistë të huaj për të vizituar vendin tonë por edhe shqiptarë për të mos u larguar drejt vendeve të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb