Turistë të mrekulluar që largohen me përshtypjet më të mira e të tjerë që vijnë enkas nga jashtë të joshur nga pamjet mbresëlënëse të “Prestige Resort” që kanë bërë xhiron e botës.


Edhe në ditën e parë të shtatorit janë me qindra turistë të huaj që kanë zgjedhur si preferencë të parë resortin më të madh dhe më luksoz në vend.



E kaltra e detit dhe e pishinave si dhe freskia e pishave që I qëndrojnë si kurorë resortit, ndwrthuren nw perfeksion me luksin modern të dhomave dhe ambienteve hoteliere ku nuk mungon asgjë për të patur pushime të përkryera.

Për shumë turistë “Prestige Resort” konsiderohet një dashuri me shikim të parë ndërsa shprehen se që tani e dinë shumë mirë se ku do ti kalojnë pushimet verën që vjen.
Ndërkohë gushti i këtij viti theu çdo rekord referuar turistëve të huaj që pushuan në prestige resort të cilët për një dhomë të lirë në verë kishin prenotuar që në fillim të vitit.

(BalkanWeb)