TIRANE – Ai është një prej komplekseve më të rëndësishme, një prej resorteve më të bukur në Ballkan, i cili sjell jo vetëm argëtim dhe qetësi për ata që duan të pushojnë por edhe shumë gjëra të tjera mrekullueshme.

Bëhet fjalë për “Prestige Resort”, i cili ndodhet në bregdetin e Golemit, në një zonë shumë të njohur për të gjithë ne për mënyrën se si është ndërtuar. Të gjitha ambientet janë të rrethuara me komoditet e hijeshi. Po çfarë ofron “Prestige resort”?! Në një intervistë për emisionin ”Chic” të Fjodora Fjorës në News 24, menaxheri i “Prestige resort” Blerim Norja tregon risitë që sjell për pushuesit ky resort.

prestige-resort-menaxheri

 

Ai thotë se që prej majit resorti është në maksimumin e kapacitetit dhe se ofron edhe vila të vogla, ambiente argëtuese, pishinat detin pra ka gjithçka për një resort që i përshtatet kushteve mesdhetare, duke plotësuar çdo pritshmëri të pushuesve. Pishina me ujë deti, akuaparku, ambientet për fëmijë dhe për të rinj janë nga më të mirët në vend, duke ofruar një relaks ndryshe. Por nuk ngelet pas as stafi i resortit, i kualifikuar për shërbim elitar, çka ka sjellë vlerësime të shumta nga klientët deri tani, sipas menaxherit Norja. Por jo vetëm kaq, pasi “Prestige Resort” i plotëson të gjitha dëshirat e klientëve, duke bërë për vete edhe ata më ambiciozët e më kërkuesit.

IMG_0163-1

prestige resort 1

“Prestige resort” është tani në maksimumin e kapacitetit të tij, ka nisur që në muajin maj dyndja e pushuesve.
Po, është e vërtetë që këtë vit kemi filluar që më 11 maj, kur zbarkoi dhe çarteri i parë dhe kjo gjë është shumë pozitive për ne.

Është pozitive në fakt edhe për historinë e Shqipërisë, sepse nuk ka resorte me të tilla kapacitete dhe forma. Jemi mësuar që të tilla resorte t’i shohim në Greqi, Turqi etj. dhe tani më në fund e kemi edhe një në vendin tonë…

IMG_0089-1
Ky është një nga resortet më të mëdha në Shqipëri, ose të themi më mirë në Ballkan sepse kapaciteti i këtij resorti është rreth 630 dhoma dhe me një sipërfaqe mbi 80 mijë metra katror. “Prestige resort” i përmbush të gjitha kriteret për të pasur një resort me standarde botërore.
Pra bëhet fjalë për një resort luksoz, që përveç se ofron dhoma, ofron edhe vila të vogla, ambiente argëtuese, pishinat detin pra ka gjithçka për një resort që i përshtatet kushteve mesdhetare.

IMG_0090-1

Ky është një resort i veçantë ku ndërthuren të gjitha gjërat bashkë, gjelbërimi, pishat. Kjo zonë është e vetmja e paprekur, janë pishinat me ujë deti, është akuaparku. Gjëja më pozitive që në kemi është se i përmbushim të gjitha kërkesat sipas kategorive të njerëzve.

IMG_0105-1

Më bëjnë përshtypje hapësirat e mëdha të gjelbra që ka ky resort.
Kjo shtrirje e madhe e gjelbër ka anën e vet pozitive sepse këto sipërfaqe mund t’ia përshtatim shumë mirë pushuesve. Ka nga ata që duan qetësinë, duan të rrinë në hije të pemëve, të lexojnë një libër etj. Ka pushues të tjerë që janë më të rinj dhe duan diçka më alegro dhe këto zona janë të ndara. Të ky resort i përmbushim të gjitha kërkesat të çdo lloj klienti, si ata që duan pushime dinamike si ata që duan pushime të qeta.

IMG_0130-2

Sa pishina ndodhen në resort?
Momentalisht ne kemi tre pishina, një pishinë gjysmë olimpike, një pishinë me ujë të kripur dhe një pishinë për fëmijë. Kemi dhe akauparkun që është pak i shkëputur nga zona e vilave për të ruajtur qetësinë.

IMG_0142-1

Është e çuditshme ndryshimi rrënjësor që është bërë këtu.
Kjo hapësirë është rikonstruktuar e gjitha nga e para nën kujdesin e të gjithë grupit dhe arkitektit tonë të grupit. Është parë çdo detaj që të jetë sa më i këndshëm dhe sa më bashkëkohor dhe kjo na jep një plus shumë të madh në krahasim me resortet apo hotelet e tjera që janë në Shqipëri.

IMG_0147-1

Blerim ti je personi që përpiqesh çdo ditë të menaxhosh, të krijosh hapësirën komode për të gjithë të ftuarit. Kush është filozofia e punës në këtë resort, cili është motivimi dhe mënyra se si i shërbeni klientëve?

IMG_0200-2
Është shumë e thjeshtë, parimi kryesor është që klienti është mbret. Në rastin tonë gjëja më e rëndësishme është kujdesi ndaj klientit. Në rast se ti ndaj klientit tregon një kujdes të veçantë atëherë ta kesh të sigurt që ai do të mbetet i kënaqur, do të ketë një përshtypje të mirë dhe do të kthehet sërish në resort.

IMG_0208-1

Javët e para kanë qenë shumë të mira për ne, vlerësimet e klientëve kanë qenë shumë të mira madje disa prej tyre kanë lënë edhe disa shënime për stafin dhe për të gjithë mikpritjen dhuruar.

IMG_0238-1
Stafi në një vend kaq të bukur është padyshim gjëja më e rëndësishme sepse mund të kesh një resort të bukur por stafi i hotelit mund të të lërë shumë për të dëshiruar…

Po është e vërtetë, stafi është pjesa më e rëndësishme sepse është kontakti direkt me klientin dhe është pika e kontaktit. Kësaj pjese ne i kushtojmë shumë rëndësi dhe është gjë e mirë edhe për zonën. Me këtë resort i japim zhvillim edhe zonës. Kemi marr njerëz nga zona duke hapur vende të reja pune, të cilët i trajnojmë për fushën përkatëse për të cilën do punojnë dhe kjo i jep një kulturë turizmit. Punonjësit që janë këtu që kenë një trajnim dhe një kulturë për turizmin, që deri tani ndoshta në Shqipëri nuk kanë pasur njohuri mbi turizmin. Është një plus shumë i madh.

IMG_0261-1

Shërbimi ndaj klientit është thelbësor, nis që nga momenti kur klienti hyn në resort e deri tek bregu i detit.
Kujdesi ndaj klientit është shumë i rëndësishëm, në cdo mement të ditës. Që nga momenti kur është në dhomë domethënë kujdesi, pastërtia e saj, kushtet e dhomës që duhet të jenë optimale. Kujdesi ndaj klientit kur ai është në plazh, në pishinë. Kemi dhe stafin e “Baywatch” që trajnohen për të shpëtuar jetët, të cilat janë në monitorim të pushuesve dhe duam që cdo gjë të jetë në më të mirën e mundshme.

Ke shumë vite që punon në menaxhim dhe me klientët kush mendon se është çelësi i kryesor që një klient të mbetet i kënaqur në një vend?
Çelësi kryesor është mirësjellja me klientin. Mund të kesh një hotel shumë luksoz dhe kur nuk gjen atë ngrohtësinë sidomos të huajt. Pjesa që vlerësojnë më shumë ata është ngrohtësia që i jepet, ne shqiptarët e kemi traditë mikpritjen dhe është një nga pikat më të forta që ne kemi. Përshtypjet më pozitive kanë qenë për pjesën e mikëpritjes dhe trajtimit të klientëve dhe ata janë ndier si të shtëpinë e tyre. Pra, kur luksi i ambienteve kombinohet më së miri me shërbimin atëherë është perfeksion.

Si janë organizuar dhomat?
Jemi munduar që t’i përshtasim për çdo lloj klineti. Ka nga ata që duan vilat një katëshe, sepse duan qetësi, një privatësi, ka klient që duan të rrinë në godinat kryesore pra këtu shtrirja është bërë në mënyra të ndryshme. Kemi një godinë kryesore, ku përfshihen dhomat më luksoze, kemi dhomat standarde që janë në vilat njëkatëshe, ka vila që janë afër bregut të detit pra ky resort na jep mundësinë që t’i përshtatemi çfarëdolloj kërkese.

Komoditetin brenda në dhomë, dyshekët, jastëkët që të gjithë i duam sa më të rehatshëm, si janë në “Prestige resort”?
Komoditeti në dhoma është një nga pikat tona më të forta. Këtu janë kujdesur specialistë, që komoditeti në dhoma të jetë perfekt, duke filluar që nga dysheku, mobilimi, që gjërat të jenë nëpër vendet e veta sic duhet. Ky është një vlerësim që të gjithë kompanitë e huaja që kanë ardhur në Shqipëri dhe kërkesa është shumë herë më e madhe se sa dhomat që kemi. Interesimi i kompanive të huaja ndaj resortit tonë tregon një vlerësim të madh.

Duke folur për kompanitë e huaja, ti përmende pak vendet skandinave, është një kulturë dhe risi për Shqipërinë që këto vende të kenë në axhendën e tyre vendin tonë. Po më thoje që keni të mbyllur për dy vjet prenotimet në dhoma.
Ky është histori suksesi, në momentin e parë që kemi pasur me agjencitë skandinave ato kanë rënë dashuri me këtë vend. Tentuan që në takimin e parë që të bëjnë një kontratë afatgjate dhe ne kemi mbyllur një kontratë deri në vitin 2020 me një nga agjencitë më të mëdha në botë që është “Apollo”. Kjo na jep një kënaqësi dhe një motivim për të ngritur cilësinë.

Le të flasim për mënyrën e argëtimit, çfarë ofron ky resort?
Duke qenë se kemi tipologji të ndryshme njerëzish, të rinj dhe mosha të ndryshme. Po ashtu dhe këtë pjesë e kemi ndarë në disa shtrirje përshembull për persona që kanë dëshirë të jenë më të qetë ka pianobar gjatë darkës, tavolinat me qiri ose një darkë romantike. Dhe për personat që duan diçka më alegro ne kemi një club, një beach bar që është vetëm për rininë.

Po për fëmijët çfarë është menduar?
Ne kemi persona që merren me fëmijët siç ndodh edhe në resortet e tjera që prindërit të rrinë sado pak rehat. Ata kujdesen për fëmijët i mësojnë, i shëtisin sepse këtu ka shumë hapësira dhe kjo për t’i ndihmuar prindërit që të rrinë sa më qetë. Pra ata janë kujdestar për femijët të cilët marrin përsipër që gjatë gjithë ditës të merren me ta.

Resorti nuk i përket vetëm atyre që janë rezident këtu, por ka edhe vizita ditore, pra njerëzit mund të vijnë të shijojnë plazhin pishinat, të hanë një drekë.

Po plazhi është i hapur, kapaciteti ynë është shumë i madh, kemi rreth 1500 shtretër plazhi pra është shumë herë më i madh kapaciteti i zonës së plazhit në krahasim me dhomat që kemi. Ka klient një ditor, që qëndrojnë në plazh, mund të konsumojnë një drekë pra të kalojnë një ditë ndryshe.

Dua të flas për restorantin, njerëzit kur shkojnë me pushime duan të hanë. Çfarë i ofron ‘Prestige Resort” në pjesën e kuzhinës klientëve?
Edhe pjesën e restoranteve e kemi menduar për të gjitha kategoritë e njerëzve. Ka klientë që duan të konsumojnë diçka të shpejtë sepse duan të qëndrojnë gjatë në pishinë dhe në plazh ka edhe nga ata që duan të hanë mirë e të shërbehen. Kemi një Shef shumë të mirë kuzhine dhe një staf shumë të mirë të trajnuar, të cilët janë specializuar edhe jashtë shtetit. Ne prodhojmë receta shumë të bukura. Kemi dhe një pjesë bar-piceri që shërben për personat që duan diçka më të shpejtë, të jenë më të lirshëm madje edhe me rroba banje afër pishinës dhe të konsumojën një picë ose diçka të shpejtë.

Për adhuruesit e sportit çfarë ofrohet?
Kemi fushat e kalçetos, fushat e tenisit dhe të volejbollit. Momentalisht jemi dhe në përfundim të palestrës, që do të jetë goxha e madhe me një sipërfaqe rreth një mijë metra katror, ku do të jetë dhe një pishinë e brendshme gjysmë olimpike. Do të ketë dhe një qendër SPA e niveleve më të larta.

Por nëse dikush do të dëshironte të kalonte një ditë jashtë resortit pra do të donte të bënte një ekskursion duke vizituar zonat përreth a jeni të organizuar në këtë pikë?
Po jemi të organizuar, në recepsion janë informacionet për turet e ndryshme ditore. Për shembull, njerëz që duan të vizitojnë vende si Krujën, Beratin ofrojmë makina me qira, biçikleta të ndryshme pra ideja është që ofrojmë të gjitha mundësitë që njeriu të gjejë vetveten. Ne i plotësojmë të gjitha dëshirat e klientëve.

Po ti vet si ia del?
Është një punë shumë e vështirë por në momentin që t’i organizohesh mirë, me persona të aftë puna bëhet e bukur. Është diçka që e bëj me pasion dhe me dëshirë.

Kur mbarojnë prenotimet e fundit?
Turistët e fundit janë deri më 3 tetor. Ky është sezoni më i gjatë në Shqipëri 11 maj-3 tetor, ku ne jemi me 90% me kapacitet të plotë. Por edhe pas 3 tetorit ka rezervime sporadike.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb