“Prestigj” nuk njeh rivalë! Për të dytin vit radhazi ekipi i udhëhequr nga kapiteni Fatmir Hysenbelliu shpallet kampion në minifutboll, duke vendosur menjëherë diktaktin në këtë veprimtari që po lulëzon prej dy edicionesh në Shqipëri. Në finalen e madhe të kompeticionit, “Prestigj” u përball me “Julton” dhe fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në një sfidë emocionuese dhe të luftuar.

“Prestigj” do të shënojë që në pjesën e parë me anë të Shimës, që përfiton nga një gabim i “Julton”, ndërsa në të dytën është spektakolar goleadori i këtij edicioni që realizon një gol të shkëlqyer me roveshatë. Nuk mund të mungonte në këtë sfidë vendimtare edhe firma e kapitenit Hysenbelliu, që vulos fitoren me golin e tretë të takimit.

Në fund ceremonia është për të gjithë pjesëmarrësit dhe festa e gjitha për “Prestigj”, me kapitenin Fatmir Hysenbelliu që rrëfen emocionet e kësaj gare, përjetimin e finales dhe objektivat e së ardhmes për ekipin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb