Alphonso Davies nuk ka ndërmend të rinovojë me Bayern Munich. Anësori i majtë kanadez  pretendon që marrëveshja e re të parashikojë  rreth 12 milionë euro në vit fitim, shifër kjo që shihet si shumë e lartë nga bavarezët.

Davies ka kontratë deri me 30 qershor 2025 dhe për momentin, sipas asaj që shkruajnë mediat, opsioni më afër të vërtetës është largimi.

Nuk përjashtohet mundësia e një kalimi te Real Madrid, por pas dere janë edhe klube të mëdha të Premier League, apo në Francë Paris Saint-Germain.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb