SHBA


Një nga komeditë më romantike të të gjitha kohërave “Pretty Woman” ishte parashikuar si një film dramatik. Këtë e ka zbuluar aktorja protagoniste, Julia Roberts në një intervistë dhënë së fundmi për ‘Variety’. Ajo ka treguar për fundin origjinal të filmit.


“Titulli i filmit duhej të ishte “3000”. Në fund të filmin më hedhin jashtë nga një makinë. Më kishin braktisur në një rrugicë të humbur dhe sipër më kishin hedhur para. Duhej të ishte një film i ashpër që tregon një realitet të hidhur. Rolin e kisha fituar por nuk kisha lidhje fare me një film të tillë. Fatmirësisht produksioni që e kishte marr përsipër filmin falimentoi dhe kështu e mori ‘Disney’, që transformoi historinë e trishtuar të prostitutës Vivian në një përrallë me fund të lumtur, që e njohim të gjithë”- ka thënë aktorja 51-vjecare.

2a441976 4e26 4e13 A11b 8cbcfd5661f5 Richard And Julia 1
2a441976 4e26 4e13 A11b 8cbcfd5661f5 Richard And Julia 1


Filmi ‘Pretty Woman”, i cili doli në vitin 1990 tregon historinë e në prostitute, Vivian e cila dashurohet me biznesmenin e pasur, Edward. Fundin e dini të gjithë, Vivian largohet nga rruga dhe martohet me biznesmenin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb