TIRANE- Një 29-vjeçar është arrestuar policia e kryeqytetit, pasi prezantohej si polic i Anti-terrorit. Sipas burimeve, në pranga ka përfunduar shtetasi Gjergj Preçi, i cili zotëronte një dokument të qendrës së Luftës kundër Terrorizmit.

Mësohet se Preçi është ndaluar nga policia në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ndërkohë që ishte vënë nën hetim më parë. Gjatë kontrollit, 29-vjeçarit i është gjetur edhe dokumenti i qendrës së Luftës kundër Terrorizmit, me të cilin prezantohet si polic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb