Këshilltarët bashkiake të Partisë Socialiste janë mbledhur në kuadër të nismës “Edhe një”, e cila ka në fokus të saj të drejtat e grave dhe respektimin e tyre në shoqëri.


Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se gruaja shqiptare duhet të gëzojë të drejta dhe të respektohet në shoqëri. Nikolla u shpreh se është bërë mjaft, por duhet bërë më shumë në drejtim të respektimit të të drejtave të grave në vendin tonë.


Lindita Nikolla: Falënderoj ministren e Shëndetësisë për punën që ka bërë. Çdo grua dhe vajzë në komunitet duhet që të gëzojë shëndet sa më të mirë. Gruaja duhet të respektohet në shoqëri, pasi ajo sjell jetë.


Elona Gjebrea: Kjo është një iniciativë që duhet. PS është e vetmja parti që ka pasur në programin e saj çështjen e barazisë gjinore. Qeveria e kryeministrit Rama ka arritur që të ketë një përfaqësim të denjë të grave në shoqëri. “Tetori rozë” është për të drejtat e gruas, kundër dhunës në familje. Iu uroj të gjithëve suksese dhe të punojmë së bashku.

Më tej, folën edhe këshilltare të tjera bashkiake, të cilat thanë se roli i gruas shqipatre duhet të jetë më gjithë-përfshirës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb