Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat po bën prezantimin e elementeve bazë të programit të PD për infrastrukturën.
Ai ka deklaruar se pas datës 11 maj do të marrë përsipër përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne në Shqipëri.
Gjatë një dalje për mediat, Berisha theksoi se PD ka realizuar 220 studime dhe projekte, që do të transformojnë përfundimisht vendin në aspektin infrastrukturor.
Ai akuzoi qeverinë Rama për vitet e plaçkitjes më të madhe të fondeve dhe buxhetit publik të destinuar për ndërtimin e rrugëve.
Berisha ndaloi në disa shembuj për të ilustruar sipas tij dhe keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Ramës, ku një nga shembujt më të spikatur është rruga Tiranë-Elbasan.
Sali Berisha: Pas 11 majin marrim përsipër përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne.
PD realizoi 220 studimin e projekte me të cilat Shqipëria transformohet tërësisht në aspektin infrastrukturor. Vitet e qeverisjes së Ramës, vitet e plaçkitjes më të madhe të fondeve e buxhetit publik të përcaktuar për ndërtimin e rrugëve.
Do të ndalem në disa shembuj për të ilustruar këto abuzime. Rruga Tiranë-Elbasan u kontraktua me çelësa në dore me një lot, me vlerën 255 mln euro me tunel me dy kalime. Në qershor 2013, segmenti Ibë-Elbasan përfshirë tunelet ishte i përfunduar. Mbetën 7 km e hapur plotësisht traseja, Ibë-Farke. Këto 7 km u kushtuan qytetarëve shqiptarë 215 mln euro. U kujtuan 30 mln euro për kilometër. Kushtuan me vjedhje 2. 2 herë më shumë se sa 1 km në tunel, i cili u ndërtua me 14 mln euro kilometri.
Shembull tjetër i kësaj infrastrukture janë rrugët e ndërtuara me 10-fishin e 12-fishin e çmimit të rrugëve të ndërtuara më parë.
Ka rrugë që janë prokuruar e nuk ekzistojnë.