E tashmja, e shkuara dhe e ardhmha. Maurizio Sarri është prezantuar me ide të qarta në pankinën e Juventusit. Trajneri ka nisur zyrtarisht punën me kampionët italianë. Detyra e parë ishte t’i përgjigjej interesimit të madh të mediave. “Ky është kurorëzimi i një karriere të gjatë. Mendoj se i kam respektuar të gjithë dhe për këtë duhet të respektoja edhe karrierën time”, ishin fjalët e para të Sarrit gjatë prezantimit zyrtar si trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Juventus New Coach Maurizio Sarri Arrives In Turin
Juventus New Coach Maurizio Sarri Arrives In Turin

Nuk mund të mungonin pyetjet për të shkuarën, që lidhen mbi të gjitha me Napolin, rivalin kryesor të Juventusit në vitet e fundit. “Jetova tre vite me idenë fikse për të mundur Juventusin. Dhashë 110% por nuk ia dola. Ishte një rivalitet sportive, por përfundoi. Profesionalizmi im më detyron të japë këtu maksimumin”, ka vijuar më tej Sarri.

220608835 5fd34df1 7b79 44a7 85aa Ec7a108b2dfb
220608835 5fd34df1 7b79 44a7 85aa Ec7a108b2dfb

Më pas, gjithçka u fokusua tek e ardhmja dhe misioni për të fituar Champions League. “Nëse rezultati kthehet në një detyrim, atëherë humbja është e sigurtë. Juventus ka detyrë që të niset si favorite në Champions, por në Europë ka 8 ose 9 skuadra që mund ta fitojë. Champions është një objektiv, një ëndërr që duhet ndjekur, pork a një koefiçent të frikshëm”, është shprehur trajneri i ri i Juventusit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb