Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030. Ky dokument është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ku sipas Ministrisë do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin dhe zbatimin e reformave në sektorin e drejtësisë.
Në tryezë marrin pjesë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela, drejtuesja e BKH Aida Hajnaj, kreu i ILD, Artur Metani. Në tryezë marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.