Te Interi është prezantuar sot në një konferencë për shtyp mbrojtësi kroat Sime Vrasljko, i marrë në huazim me të drejtë blerje nga Atletico Madrid.

Mbi të tjera, 26-vjeçari foli edhe për mundësinë e transferimit të bashkëkombësit Modric te zikaltërit. “Modric është një nga shokët e mi më të mirë. Kam shumë respekt për të. I takon atij të vendosë se çfarë duhet të bëj dhe nuk është e drejtë të flasë unë për të ardhmen e tij.”

Më pas, Vrsaljko vazhdoi: “Nuk e kam pyetur kurrë për të ardhmen. Janë gjëra private. Ai është Zot i vetes dhe mendoj se çfarë do të vendosë atë do të bëj.”

Kujtojmë se çështja “Modric” është më e nxehta në këto dy ditë të fundit të merkatos në Itali. Thuhet se për 32-vjeçarin çdo gjë do të vendoset sot, me zikaltërit që janë sy e veshë nga Madridi, aty ku Fiorentino Perez po bën rezistencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb