Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka prezantuar sot blerjen e re të ekipit, Çiro Imobilen. Në fjalën e tij sulmuesi vlerësoi historinë e ekipit dhe premtoi se do të japë maksimumin në sezonin e ri.

“Jam i lumtur që jam këtu, në një klub të rëndësishëm me mbi 100 vite histori. Unë do të jap grindën dhe dëshirën time”,­tha ai, ndërsa theksoi se kontaktet e para i kishte pasur me presidentin Lotito.
Futbollisti nuk harroi edhe vlerësimet ndaj Tares, duke thënë se “shpresonte të bëhej si Igli”.

Sulmuesi do të mbajë numrin 17 edhe te Lacio, numër të cilin e ka mbajtur më parë Igli Tare. “Një kompliment që Çiro i bëri drejtorit sportiv, edhe pse ai në tre sezone te Lacio bëri 4 gola. Dhe tifozët nga Imobile presin shumë më tepër”­, raporton Panorama Sport.

Por futbollisti nuk e la me kaq dhe shtoi se shpresonte të bënte sa më shumë gola me klubin kryeqytetas në Serinë A.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: