TIRANE

Mbrëmjen e djeshme në “ Dance With Me” ka qenë e ftuara speciale, ikona e televizionit italian, Paola Perego. Ajo është shumë e njohur për shkak të programeve të ndryshme televizive dhe sigurisht shumë e dashur dhe për publikun shqiptar. Paola se Tirana është shumë e bukur dhe se njerëzit janë shumë bujar.

Paolaperego Ap Web
Paolaperego Ap Web

“Herën e parë që erdha në Shqipëri u kënaqa shumë, e ndjeva veten shumë mirë, ndaj mendoj se do të vij sërish”, – tha Paola duke shtuar se populli shqiptar është një popull mikpritës dhe shumë bujar.

Sonte, nga skena e DWM, Paola ndau me publikun shqiptar edhe një herë vlerësimet e saj për popullin tonë, rrëfeu marrëdhënien që ka me mediat sociale, vitet e gjata në ekran, eksperiencat e panumërta televizive, si edhe momentet e sikletshme si ai me Presidentin Andreoti kur ishte i ftuar në studion e saj.

Prezantuesja e njohur kishte mësuar edhe disa fjalë shqipNjë si “Mirëmbrëma! Sa mirë që jam këtu. Ju dua shumë. Faleminderit!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb