Prezantuestja Roza Lati, vajza e aktores së njohur Rita Lati ka folur në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 për divorcin e prindërve të saj. Ndërsa në studio diskutohet për seksin, shqiptarët dhe nderin duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, ajo e Zallbastarit, ku një 34-vjeçar u vra për një lidhje dashurie me një 20-vjeçare të martuar, Roza tha se në brezin e ri, çështja e nderit apo e tradhtisë nuk perceptohet aq keq sa tek brezat e kaluar.

Roza Lati
Roza Lati

Duke komentuar divorcin si zgjidhje, ajo preku dhe ndarjen e prindërve të saj në moshën 8-vjeçare.
“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, tregoi Roza.

Më tej duke folur për dhunën dhe përplasjet mes prindërve dhe atë çfarë ndodh me fëmijët, Roza tha se ka qenë dëshmitare e përplasjeve mes prindërve të saj. “Kam qenë dhe unë me nënën time në situata të tilla. Të ketë përplasje mes prindërve. Kam qenë në situata të tilla, jam këtu sot, e dua shumë nënën time”, tha ajo.

Nuk ka munguar një mesazh për moderatoren Xhunga, ku një burrë rrëfente se e kishte kapur gruan me një tjetër. K”apa gruan me komshiun, kisha armë me vete por nuk qëllova por e denoncova gruan në organet përkatëse”, shkruante personi në fjalë.

E me sa duket shqiptarët shihen si njerëz që më parë të vrasin se të divorcojnë. Në adresë të emisionit kanë ardhur qindra mesazhe, ku duke iu referuar ngjarjes së Zallbastarit. Shumë prej tyre sugjerojnë që vajza duhej të vritej dhe jo i dashuri i saj për shkak të tradhtisë. Një mentalitet i pakonceptueshëm për shekullin e 21-të dhe për shoqërinë e sotme globale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb