Prezantuesja Susanna Reid është vendosur në qendër të vëmendjes, pas një interviste me kryeministrin britanik David Cameron.

Sipas shikuesve të intervistës televizive, komentuesve në rrjete sociale dhe ekspertëve të ‘gjuhës së trupit’ bukuroshja e ekranit anglez ka flirtuar hapur në emisionin e saj “Good Morning Britain”, me Cameron. Intervista u transmetua këtë mëngjes.

Prezantuesja zeshkane, e cila është e njohur për teknikën e saj prej kokete gjatë intervistave, dhe Cameron diskutuan që nga planet për zgjedhjet deri tek momentet që ai kalon me fëmijët e tij.

Në vend të një debati ‘të vështirë’, prezantuesja dhe kryeministri dukeshin të qetë me njëri¬tjetrin dhe shumë të lirshëm në komunikim.

Ajo që më tepër tërhoqi vëmendjen ishte momenti kur gjatë intervistës 44¬ vjeçarja, e cila ishte veshur plot hijeshi ‘kafshon’ lehtë stilolapsin dhe i dhuron kryeministrit një buzëqeshje të ngrohtë.

Për ekspertin e gjuhës së trupit Judi James gjuha e trupit e Susanna¬s përçoi sinjale flirtimi, raporton “Mirror”. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb