ITALI

Nuk është aspak e lehtë të mbash veshur për shumë kohë taka të larta dhe të gjitha mundohen t`u shmangen. Këtë gjë e dinë shumë prezantueset e emisioneve apo spektakleve të ndryshme.

Të qëndrosh me taka gjatë një spektakli është me të vërtetë torturuese për një prezantuese, por Ilary Blasi e ka gjetur zgjidhjen.

Prezantuesja italiane në natën gjysmëfinale të “Grande Fratello VIP”, kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe askush nuk e kishte vënë re se poshtë tij ajo kishte veshur shapka me gisht.

Por, në fund të mbrëmjes, Alfonso Signorini i ngriti fustanin për t`i treguar gjithë publikut se Ilary mbante veshur shapka me gisht. “I vesha tani, gjithë mbrëmjen kam pasur taka veshur”, -është përgjigjur duke qeshur Ilary Blasi. Transmetimi i reality show-t zgjat ca, kështu që Ilary ka të drejtë të lodhet nga këpucët me taka të larta.

 

View this post on Instagram

 

Ilary una di noi ?❤️ #ilary #ilaryblasi #blasi #gfvip #fanclubufficiale #officialfanclub

A post shared by Ilary Blasi Official Fanclub (@ilaryblasiofficialfanclub) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb