Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Lei ka pranuar se merr mesazhe nga futbollistët, por nuk preferon që jetën private ta ndajë me publikun.

“Unë nuk shpërndaj sms-të që më shkruajnë qoftë futbollistët, personazhet, ose persona të tjerë, pasi nuk ndaj me publikun jetën time private. Ngjallja e kureshtjes të bën atraktive. Por dhe nëse ka ndodhur, është mëse normale.

Në një farë mënyre, i kemi kolegë. Nëse nuk do të na kishte pëlqyer bota e futbollit, duke përfshirë lojtarët, nuk do ishim pjesë e kësaj fushe kaq të bukur. Dhe nëse kanë shkruajtur nuk është krim. Por për çfarë është kjo gotë dhe sa larg e çon, e ke në dorë vetë”, është shprehur Lei.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb