ITALI – “Bëj seks me mua ose do të jesh e mallkuar përjetë”. Me këto fjalë ish-prifti Mauro Cioni kërcënonte besimtaret femra, në mënyrë që të abuzonte me to.

Prifti shtirej si një shenjtor dhe përmes kërcënimeve i detyronte gratë t’i nënshtroheshin praktikave seksuale, shpesh të dhunshme dhe të neveritshme.

Procesi gjyqësor ndaj ish-priftit do të nisë më 16 janar, ndërsa prokuroria e akuzon për skllavërim dhe dhunë seksuale.

Sipas organit të akuzës, prifti Mauro Cioni u thoshte femrave se ishin “të përzgjedhurat e zotit”, për t’ju nënshtruar atij. Në rastet më të shpeshta, gratë detyroheshin të kryenin seks oral dhe dhunoheshin prej tij. Kur ankoheshin për dhimbje, prifti u thoshte se duhet të vazhdonin, pasi ishin ende të pushtuara nga demonët dhe vetëm kështu mund të liroheshin prej tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb