RRËSHEN- Pëson infarkt, vdes prifti i Rrëshenit. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, kur At Vitorio, prifti i Katedrales së Rrëshenit ka qenë në shtëpi.

Ai ka pësuar një infarkt si pasoje ka ndërruar jetë ne spital.

“Dioqeza e Rreshenit lajmëron vdekjen e Priftit Vittorio Piubellini. Prift italian i kongregatës së Etërve nga Somasca. Prifti vdiq në spitalin e Rreshenit për shkak të një infarkti. U dërgua në spital menjëherë pasi dëgjoi dhimbje ndërsa ndodhej në shtëpi”, shkruan Dioqeza e Rreshenit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: