Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi ka kritikuar sot publikisht talljen që sipas tij futbollisit i kombëtares shqiptare, Andi Lila bëri ndaj të krishterëve orthodhoksë.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Dom Agustin Bardhi e ka këshilluar futbollistin Lila që në vend që të tallej duhet të respektonte ritet fetare të besimit orthodhoks.

E megjithatë ai iu uron djemëve të kombëtares kuqezi, ta fitojnë nesër përballjen me Italinë.

“Gjithsesi unë jam me ju, e shpresoj fort që të fitoni e ta nderoni atë Flamur të Gjergj Kastriotit që unë e dua shumë, që nuk e pati kurrë problem bekimin me ujë”, – shkruan prifti katolik.

Një videoskandal i regjistruar nga hoxhë Ahmed Kalaja me dy futbollistët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku ku flasin për fenë është bërë shumë virale në media për shkak se Lila tregonte disa histori pikante me priftërinjtë grekë që hynin në dhomat e zhveshjes së futbollistëve.

Dy futbollistët qeshnin dhe talleshin përmes këtyre historive, ndërsa hoxha i nxiste të flisnin më shumë.
1563595_Articolo
STATUSI I DOM AGUSTIN BARDHIT
Nuk e prisja nje gje te tille nga Andi Lila! Me vjen shume keq per talljen e bashke-vellezerve te krishter ortodoks.
Gjithsesi ska gje, do te kete gjithmone njerez qe do te na tallin e do te na levdojne. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me uje, eshte nje rit krejt normal per “boten e Krishtere” e as me puthjen e unazes Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t’i refuzoje nese nuk te pelqenin, edhe mund t’i kishe respektuar pa patur nevoje per tallje…
Gjithsesi une jam me ju, e shpresoj fort qe te fitoni e ta nderoni ate Flamur te Gjergj Kastriotit qe une e dua shume, qe nuk e pati kurr problem bekimin me uje…
Me vjen keq per ate femije qe eshte me ju, qe do rritet me kete “humor burgu” ai meriton patjeter me shume e me mire se kaq.
Nejse, gjithmone fajet i ka regjia ne keto raste!
Forca djema, na nderoni me fitore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb