Një prift polak është dënuar me 18 muaj burg për vepra seksuale dhe drogë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve PAP, pas një incidenti në të cilin një burrë u rrëzua gjatë një orgjie seksuale në shtëpinë e priftit.
Sipas raporteve të mediave polake, një burrë u rrëzua në festë pasi mori një mbidozë me pilula për mosfunksionimin erektil. Sipas MME, një nga pjesëmarrësit në festë thirri një ambulancë, por kur mbërritën mjekët, atyre iu ndalua hyrja dhe mund t’i jepnin ndihmën e parë vetëm pasi u thirr policia.
Zyra e shtypit e Dioqezës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.
Prifti, i referuar si Thomas Z, u dënua për vepra seksuale, poseidim droge, pengim i dhënies së ndihmës një personi, jeta e të cilit ishte në rrezik dhe lëndim të rëndë trupor.
Prifti u urdhërua gjithashtu t’i paguante viktimës 15,000 zloty (3,820 dollarë) si kompensim dhe të paguante disa mijëra zloty në një fond të krijuar për të ndihmuar viktimat e krimit.
Për shkak të natyrës së rastit, gjykimi u mbajt me dyer të mbyllura, njoftoi PAP. Sipas burimeve të agjencice së lajmit, prifti nuk do të apelojë vendimin.
Dioqeza e Sosnowiec në Poloninë jugperëndimore ka qenë në qendër të skandalit që kur raportet për një festë seksuale në qytetin e Dobrova Gornica dolën në dritë vitin e kaluar.
Peshkopi i dioqezës së përfshirë dha dorëheqjen vitin e kaluar, tha Vatikani në atë kohë, pa bërë të ditur arsyen e dorëheqjes së tij. Thomas Z u hoq nga priftëria vitin e kaluar pas raportimeve për një festë seksuale të supozuar.