Një prift që pretendon se ka vizituar ferrin ka treguar se si ishte, duke pranuar se nuk do t’ia uronte as armikut më të keq.

Në vitin 2016, prifti Gerald Johnson pësoi një atak në zemër dhe qëndroi në koma për pak kohë. Gjatë kësaj kohe, Johnson pretendon se ka vizituar ferrin dhe, me sa duket, atje luhej një muzikë e papritur.

Ndërsa dihet se muzika e rëndë metalike përdoret ndonjëherë si një mjet ‘torture’, nuk ishte Metallica ajo që po luante në ferr.

Sipas Johnson ishte muzika e Rihanna-s që po luhej – në veçanti kënga e saj ‘Umbrella’.

Duke folur në TikTok, Johnson shpjegoi saktësisht atë që ai pa atje poshtë.

“Shpirti im u largua nga trupi im fizik dhe mendova se po shkoja lart, sepse mendoja se kisha bërë shumë të mira në këtë jetë dhe kam ndihmuar kaq shumë njerëz dhe në thelb kam marrë vendime që ishin vendime të perëndishme. Në fakt, unë zbrita. Kishte një seksion në ferr ku luhej muzikë dhe ishte e njëjta muzikë që dëgjoni në Tokë, por ndryshe nga në Tokë, po e këndonin demonët.Ishin disa nga të njëjtat tekste që dëgjojmë këtu, e dija që në Tokë shumë nga tekstet, muzika dhe këngët janë të frymëzuara nga demonët. Çdo tekst i çdo kënge është aty për t’ju torturuar për faktin se nuk e keni adhuruar Zotin përmes muzikës kur keni qenë në Tokë.”

Ndër këngët që ai thotë se i dëgjoi demonët t’i këndonin si një mjet për të torturuar njerëzit ishte ‘Umbrella’ nga Rihanna, ndërsa banorët e ferrit kishin në repertorin e tyre edhe ‘Don’t Worry, Be Happy’ nga Bobby McFerrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: