Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar procesin e primareve dhe listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një kombinim mes figurave të konsoliduara dhe emrave të rinj.

Sipas saj, primaret i kanë dhënë një shtysë pozitive opozitës dhe kanë nxjerrë në pah figura që ndihmojnë rotacionin brenda partisë.

“Lista e PD ka figura të konsoliduara politike prej 34 vitesh, por edhe emra të rinj. Nuk kam asnjë kritikë për listën e hapur apo të mbyllur. Ne nuk kemi luksin të merremi me kritika, por duhet të jemi të gjithë bashkë dhe pranë qytetarëve,” – deklaroi Çupi.

Ajo theksoi se prioritet i PD-së duhet të jetë reflektimi i problematikave të qytetarëve në programin elektoral dhe fushatë, duke u fokusuar në çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb