Gazetari Almer Toska, i ftuar në Programin e Drekës në News 24 komentoi procesin e primareve në PD. Toska u shpreh se primaret mund të sjellin pakënaqësi në Partinë Demokratike.

Ai shtoi se emrat për kandidatë për deputetë duhet të propozohen nga baza e partisë.

Almer Toska: Primaret s’janë alternativa më e mirë për kandidatët.  Prsh në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka përplasje me Gjin Gjonin. Sipas mendimin tim, baza e partisë duhet të propozojë emra. Baza mund të thoshte që këta emra mund të marrin vota më tepër.

Primaret janë një proces, ku mund të bëhet lobim. Përzgjedhja më e mirë e kandidatëve ka qenë kur emri propozohej, bëhej një analizë e figurave. Primaret e ‘luan’ stabilitetin e partisë. Primaret mund të sjellin pakënaqësi.  Nuk është lëvizje e duhur e Sali Berishës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb