BRITANI E MADHE

Sot më 22 korrik princ George mbush 6 vjeç. Me rastin e ditëlindjes së vogëlushit të tyre Princ William dhe Kate Middleton kanë vendosur të publikojnë disa foto mjaft të ëmbla të djalit të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vogëlushi shfaqet i shtrirë në kopshtin e shtëpisë, veshur me fanellën e skuadrës kombëtare të Anglisë duke qeshur.

Këto foto duken se janë realizuar nga mamaja e tij krenare, e cila shpeshherë publikon portrete të fëmijëve të saj, duke falenderuar fansat e tyre për urimet e përzemërta në çdo ditëlindje të djalit të tyre. Kur buzëqesh , George tregon dhe dhëmbin që mungon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: