BRITANIE E MADHE

Princ Harry dhe Meghan Markle e kanë vendosur që nuk do të bëjnë më shumë se dy fëmijë. Gjatë një interviste për “British Vogue” (e edituar nga vetë Meghan), Harry foli për mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat në të ardhmen dhe kështu ai shtoi se duan të kenë dy fëmijë jo më shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Mendoj se falë njerëzve që takova dhe vendeve që pata fatin të vizitoja e kam dashur gjithmonë natyrën dhe gjithmonë kam dashur ta ruaj atë, madje para se të kisha një fëmijë ose të shpresoja të kisha. Maksimumi dy fëmijë jo më shumë”- tha princ Harry. Gjithashtu ai shtoi më tej se planetin e shikon si një pellg në të cilën ne jemi bretkosat dhe uji tashmë po avullon.

“ Ne e kemi huazuar planetin tonë nga qenie inteligjente dhe të evoluuara që supozojmë se jemi. Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të lëmë diçka më të mirë për brezat e ardhshëm”- vijoi më tek princ Harry.

Momentalisht duka dhe dukesha po shijojnë momentet si prindër të rinj me vogëlushin e tyre Archie dhe është ende herët për të folur për një fëmijë të dytë, kështu që mbetet një plan i së ardhmes. Archie ka ndryshuar rrënjësisht jetën e Harry-t dhe Meghan dhe tani duket se janë më të lumtur se kurrë me ‘detyrën’ e re si prind.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb