TIRANE

Sot është 1 Qershori, festë dedikuar fëmijëve. Në këtë ditë të veçantë Princ Leka ka postuar mjaft të ëmbla dhe plot emocion me vogëlushen e tij, Geraldinën.

Duke bërë një urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët, Leka ka postuar disa fotografi me vogëlushen të shkrepura nga partnerja e tij më e re të cilën e ka etiketuar në postim, Blerta Celibashin.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”-shkruan Princ Leka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: