Për familjen mbretërore dita e sotme është një nga më të bukurat pasi çifti Princ William dhe Kate Middleton festojnë 8-vjetorin e lidhjes në martesë.


Në profilin e tyre zyrtar janë publikuar disa foto nga dita e martesës së tyre ku shkruhet:


“8 vite më parë-Ju falenderojmë për letrat e ëmbla për përvjetorin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh”.


Çifti mbretëror ka aktualisht 3 fëmijë, djem dhe një vajzë. Ndonëse është një nga historitë e dashurisë më të përfolura William dhe Kate kanë patur kohët e fundit disa probleme me lajmet për një tradhti të tij me komshien e tyre Rose Hunbury gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.

Familja mbretërore i ka hedhur poshtë këto aludime, madje William ka nisur procedim penal për mediat që kanë publikuar lajme të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb