Princi William dhe Princi Harry zbuluan sot statujën në nder të Princeshës Diana, por thuhet se nuk janë shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle. Vëllezërit përkujtuan 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. Markle thuhet se ka qëndruar në Santa Barbara, Kaliforni, për t’u kujdesur për vajzën e saj të porsalindur, Lilibet Diana.
Princi Charles, gjithashtu, nuk ka marrë pjesë, sepse ai ka planifikuar një udhëtim në Skoci. Edhe Dukesha e Kembrixhit nuk ka marrë pjesë në ceremoni.
Në një postim në Instagram Princi William ka postuar një foto të statujës ku shfaqet bashkë me vëllain, Princin Harry teksa sodisin statujën e Lady Dianës dhe komenton.
‘Sot, në ditëlindjen e 60-të e Nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj – cilësi që e bënë atë një forcë në të gjithë botën.
Çdo ditë, do të donim që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe i trashëgimisë së saj.
Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e tyre të jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të realizuar këtë statujë dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtesën e nënës sonë’.
“Princi William planifikon të shoqërojë Middleton dhe fëmijët e tyre për të parë statujën privatisht”, tha një burim mbretëror.
Princat William dhe Harry e porositën statujën e Lady D në vitin 2017.