Më 29 janar, Pallati Buckingham njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të Princeshës Beatrice dhe bashkëshortit të saj Edoardo Mapelli Mozzi duke shpërndarë një foto të ëmbël të të porsalindurës.
Çifti zgjodhi emrin Athena Elizabeth Rose për vajzën e tyre, duke i bërë një nderim prekës gjyshes së ndjerë të Beatrix, Mbretëreshës Elizabeth.
Foshnja erdhi disa javë më herët, pasi pallati fillimisht kishte shpallur një datë të hershme pranvere. Megjithatë, prindërit krenarë ndajnë se e vogla e tyre është “e shëndetshme”.
“Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe z. Edoardo Mapelli Mozzi kanë kënaqësinë të njoftojë ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Athena Elizabeth Rose Mapelli Mozzi, e lindur të mërkurën, 22 janar në orën 12:57”, thuhet në njoftimin e pallatit në X.
“Mbreti dhe Mbretëresha, si dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmin”, vazhdoi postimi.
“Princesha Beatrice dhe z. Mapelli Mozzi dëshiron të falënderojë të gjithë stafin e spitalit për kujdesin e tyre të mrekullueshëm”, vijon më tej. ” Lartësia e saj mbretërore dhe vajza e saj janë të shëndetshëm dhe familja po shijon të kalojë kohë me vëllezërit e motrat më të mëdha të Athenës, Wolfie dhe Sienna.”
Deklarata u shoqërua me një foto të foshnjës së porsalindur, e cila është mbështjellë në batanijen e saj rozë dhe e veshur me një bluzë të bardhë. Fotoja është realizuar nga babai krenar, i cili e ka shpërndarë edhe në Instagramin e tij personal, duke u shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij janë “çmendur” me Athinën e vogël.
“Ne e mirëpritëm Athinën e vogël në jetën tonë javën e kaluar. Ajo është e vogël dhe absolutisht e përsosur. Ne jemi të gjithë (përfshirë vëllezërit e motrat e saj) tashmë plotësisht të mahnitur me të,” shkroi ai.
🍼🎉 Her Royal Highness Princess Beatrice and Mr Edoardo Mapelli Mozzi are delighted to announce the safe arrival of their daughter, Athena Elizabeth Rose Mapelli Mozzi, born on Wednesday, 22nd January, at 12:57pm.
The baby was born weighing 4 pounds and 5 ounces.
The King and… pic.twitter.com/uPYk4bXBRG
— The Royal Family (@RoyalFamily) January 29, 2025
“Zemrat tona mbushen me dashuri për ty, Athena e vogël. Një falënderim i madh nga gruaja ime dhe unë për të gjithë stafin e mrekullueshëm në Chelsea dhe Westminster Hospital për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kësaj kohe tepër të veçantë”, përfundoi ai.
Edhe motra e vogël e Beatrice, Princesha Eugenie, e ndau gëzimin e saj në një Instagram Story, duke postuar foton e ëmbël të Athenës së vogël, së bashku me një mesazh të përzemërt: “Mirë se erdhe vogëlushe”.
Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj tashmë kanë një vajzë së bashku, Sienna 3-vjeçare, ndërsa Eduardo Mapelli Mozzi gjithashtu ka një djalë 8-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.