BRITANI E MADHE

Kate Middleton dhe Princ William morën pjesë në një garë lundrimi për bamirësi bashkë me dy fëmijët e tyre më të mëdhenj dhe gjysherit e tyre, Mike dhe Carole Middleton.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një video e shkëputur nga ky aktivitet. Dihet që princesha 4 vjece Chalotte nuk e ka marrdhënien shumë të mirë me fotografët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kur e ëma i tha të përshëndeste me dorë ata, Princesha nuk e mendoi dy herë para se t’u nxirrte gjuhën kamerave dhe Kate bëri reagimin më qesharak të mundshëm.

Ashtu si çdo nënë ndaj veprimeve të pamenduara të fëmijëve, edhe dukesha u vendos në siklet dhe nuk dihet se çfarë i tha princeshës.

Edhe pse Chalotte është një princeshë në radhë të parë ajo është fëmijë si gjithë moshatarët e saj. Shihni videon që do t’ju shkrijë së qeshuri.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb