Princesha japoneze Yuriko vdiq sot në moshën 101-vjeçare, njoftoi Agjencia Imperial Household. Anëtarja më e vjetër ende gjallë e familjes perandorake vdiq në orët e para të mëngjesit në Spitalin St. Luke në Tokio.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk është zbuluar ende, por raportet e medieve japoneze sugjerojnë se Yuriko mund të ketë vdekur nga komplikimet që rrjedhin nga pneumonia.

Yuriko u lind në 1923 në një familje fisnike. Pasi studioi në Akademinë e Grave Gakushuin në Tokio, ajo u martua me princ Mikasa, vëllain më të vogël të perandorit Hirohito dhe xhaxhain e perandorit Akihito.

Ata qëndruan të martuar për 75 vjet dhe patën pesë fëmijë, nga të cilët tre djem tashmë kanë vdekur. Mikasa vdiq në vitin 2016 në moshën 100-vjeçare.

Në vitet e saj të fundit, Yuriko bëri një jetë të izoluar në Pallatin Akasaka në Tokio. Pas vdekjes së Yurikos, familja perandorake japoneze do të përbëhet nga vetëm 16 persona, duke përfshirë katër burra.

Gratë nuk kanë vend në linjën e trashëgimisë dhe përjashtohen nga familja nëse martohen me një individ të thjeshtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: