Pas shoqërimit në altar të nuses së tij Princi Charles dhe Meghan Markle janë shfaqur vazhdimisht bashkë dhe sipas shtypit britanik lidhja e tyre është shumë e fortë, aq sa Princi t’i lejojë vetes të shpikë një pseudonim për nusen e tij më të vogël.

Sipas “Daily Mail”, ai e quan Markle “tungsten”, një lloj metali i fortë dhe i palëkundur.

“Princi Charles e admiron Meghan për forcën dhe mbështetjen që ajo i jep Harry-t, i cili ka nevojë për një imazh të tipit “tungsten” në jetën e tij, pasi është njeri i butë. Tashmë kjo fjalë është kthyer në një term mirësjelljeje”, tha një burim për “Daily Mail”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: