Meghan Markle dhe Princi Harry janë shfaqur të lumtur krah njëri-tjetrin në daljen e parë mondane pas lindjes së Archie.
Ajo ndjehet komode teksa përqafon Beyonce dhe bashkëbisedon me bashkëshortin e saj Jay-Z.

Meghan duket shumë e lumtur dhe në superformë.

Me një fustan të zi, që i nxjerr në pah dekoltenë prej një nëne të re dhe taka shumë ta larta dukesha e Sussex duket gjithë shkëlqim dhe e lumtur teksa shkëmben shikime dashurore me bashkëshortin.

Në krah të Harryt Meghan shijon një mbrëmje me shije hollywoodiane në premierën e ‘The Lion King’ dhe gjithçka duket perfekte.

Në profilin e dukëve të Sussex është specifikuar që mbrëmja ishte për bamirësi. Fondet e mbledhura do t’i bashkohen fondit për një fushatë në mbrojtje të luanëve afrikane. Në vjeshtë Meghan dhe Harry do të nisen për një turne në Afrikë, së bashku me djalin e tyre Archie.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb