Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Rama mban të veshur një tunikë dhuratë nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, i cili e ka ftuar për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Rama e cilëson Princin e Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme😊🇦🇱🙏🇸🇦😍”, shkruan Rama.