TIRANE – Princi i Monakos Alberti II do të zhvillojë në datat 16-17 tetor 2018 një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Princi i Monakos do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive dhe takimet me autoritetet më të larta në vend.

Gjatë vizitës në Shqipëri të Princit Alberti II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve dhe një marrëveshje financimi për mbrojtjen e burimeve natyrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb