AMMAN – Princi jordanez, Ali Bin Al Hussein, zëvendës/president i FIFA-s dhe përfaqësues i Azisë, njoftoi sot vendimin e tij për të paraqitur kandidaturën për presidencën e federatës përballë presidentit në ikje, Joseph Blatter dhe francezit, Jerome Champagne.

“Do të kandidoj për presidencën e FIFA-s, sepse ka ardhur koha të dalim nga polemikat e brendshme për t’iu rikthyer sportit. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Ky vendim ka ardhur si fryt i një reflektimi të gjatë dhe diskutimeve të shumta me kolegët e respektuar brenda FIFA-s këto muajt e fundit.”, – shkruan princi në rrjetin social “Twitter”.

“Futbolli botëror meriton një qeverisje të klasit botëror. FIFA duhet të jetë një organizatë shërbimi dhe një model etik”, – thekson princi jordanez. Zgjedhja e presidentit të FIFA-s do të zhvillohen në Kongresit zgjedhor të Zyrihut më 29 maj 2015.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: