BRITANI E MADHE

Kate dhe William duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në lidhjen e tyre. Sipas ‘The Sun, princi William e ka tradhtuar Kate-in gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po sipas burimeve të kësaj reviste princi e ka tradhtuar bashkëshorten me 35-vjeçaren Rose Hanbury. Rose është markezë e Cholmondeley dhe njëkohësisht mikeshë e Kate-it dhe familjes mbretërore.

Rose është e martuar me aristokratin britanik, David Rocksavage, i cili është rreth dy dekada më i madh se ajo. Sipas ‘The Sun’, Kate dhe Rose kanë qenë shumë të afërta, por tani jo më. Ndërkohë familja mbretëror nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë në media.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: