Pas dasmës mbretërore që bëri bujë në të gjithë botën, Princ Herry  dhe Meghan Markle bënë dje daljen e tyre të parë si Duka dhe Dukesha e Sussex-it.

Çifti i sapo martuar ishte i pranishëm në kopshtin e Buckingham Palace, ku morën pjesë në festimet e 70 vjetorit të lindjes së Princ Charles.

Ndër të tjera fjalën e parë e mori Princ Harry, i cili nisi të tregonte për arritjet dhe rëndësinë e të atit, por në një moment diçka e papritur i ndodhi. Teksa ishte duke folur, pranë tij kaloi një bletë dhe Harry e ndalon fjalimin dhe thotë: “Më falni, ajo bleta më preku vërtet”.

Ka mjaftuar kjo batutë e tij dhe bashkëshortja së bashku me njerkën e tij Camila kanë nisur të qeshin përpara të gjithëve. Ato të dyja nuk  e ndalnin dot të qeshurën dhe video e tyre ka bërë sot xhiron në të gjitha mediat.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: