Në emisionin “Me Zemër të Hapur “ në News24 është trajtuar historia e një 26-vjeçarje, Lulëkuqe Paja e cila është braktisur nga bashkëjetuesi i saj në muajin e 6-të të shtatzënisë.
Lulëkuqja tregoi fillimin e marrëdhënies me bashkëjetuesin, duke treguar se ishin njohur në një lokal dhe ishin prezantuar nga kunati i saj.
Ajo shtoi se bashkëjetuesi nuk ishte dakord që të dy të bënin celebrimin, por dëshironte që të dy vetëm të bashkëjetonin.
Të dy filluan bashkëjetesën menjëherë, dhe në të njëjtë kohë erdhi dhe shtatzënia.
Marrëdhënia e saj me prindërit e bashkëjetuesit nuk ishin shumë të mira, dhe sipas tyre nusja nuk duhet të ishte e famshme dhe të merret me TikTok.
Dhjetorin e kaluar Lulëkuqja kuptoi se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, duke ushtruar edhe dhunë të vazhdueshme ndaj saj.
Aktualisht ai është larguar nga shtëpia duke e lënë atë të vetme dhe pa mbështetje dhe pa marrë përgjegjësi për fëmijën.
Kërkesa e saj e vetme ishte një banesë ku të jetojë së bashku me fëmijën që pritet të vijë në jetë dhe kushëririn e saj me të cilin jetojnë në rrugë.
“Unë jam njohur me bashkëjetuesin në një lokal ku unë punoja si kërcimtare. Atë natë kunati im na prezantoi. Ne filluam bashkëjetesën direkt pas njohjes. Ai nuk rrinte shumë shpesh tek shtëpia pasi shkonte edhe te shtëpia e prindërve. Prindërit e tij i njoh vetëm nëpërmjet fotografisë, pasi nuk i kam takuar kurrë sepse ato nuk ishin dakord për lidhjen tonë pasi unë isha e famshme dhe kisha Tik Tok.
Nuk e dija që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai filloi të ushtronte dhunë edhe kur isha shtatzënë. Në dhjetor u largua nga shtëpia dhe që atëherë nuk ka ardhur. Unë dëshiroj një banesë që të jetoj me fëmijën tim dhe vëllanë”, tha ajo.
(BalkanWeb)