Prindërit dhe administratorët e një shkolle të OKB-së po kërkojnë një zgjidhje diplomatike për të mos pranuar një ftese të diskutueshme, të bërë ndaj studentëve, për të marrë pjesë në një ceremoni të hapjes së bursës së bashku me zonjën e parë, Melania Trump.


Prindërve të studentëve së Shkollës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut iu kërkua leje që fëmijët e tyre t’i bashkoheshin turit me zonjën e parë dhe ceremonisë së hapjes së bursës që do të zhvillohet javën e ardhshme.


Në tur ka vend për vetëm 10 studentë, por ishte mjaftueshëm për të nxitur disa prindër të shprehnin shqetësimin se fëmijët e tyre do të përdoreshin si mbështetës politikë.


”Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi për të pranuar këtë ftesë”, tha Predrag Vasiç, një zyrtar i informimit publik të OKB, në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të saj, Guterres.

Vasiç thekson në letër se shkolla organizoi këshillime dhe aktivitete të veçanta me studentët për të përballuar tronditjen pas fitores së presidentit Donald Trump në zgjedhje.

Ai u shpreh se shkolla nuk duhej ta kishte pranuar ftesën.

Shfaqja e zonjës së parë të hënën në ceremoninë e bursës përkon me ditën e parë të samitit të Kombeve të Bashkuara për klimën, ku pritet të flasin 63 vende.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb