Gjykata e Tiranës ka dënuar sot ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.


Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas trupit gjykues, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ndaj ish deputetes Vokshi kryebashkiaku Veliaj ngriti një padi lidhur me akuzat e saj nga selia e PD, e cila tha se prindërve që kanë fëmijët në cerdhe e kopshte po u mblidheshin të dhënat personale për përdorimin e tyre në fushatë elektorale.


Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb